Queen's Park Turkiz Kemer

Queen's Park Turkiz Kemer

Adresa: Yali Cad. No:3, 07980 Kemer, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Queen's Park Turkiz Kemer:

    Queens Park eshte nje hotel i mrekullueshem i cili  ndodhet vetem disa metra larg brigjeve te mesdheut vetem 10 min larg qendres se Kemerit. Hoteli ofron nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi per te gjithe pushuesit e saj duke ju dhuruar argetim dhe kenaqesi pergjate gjithe qendrimit tuaj ne kete hotel. I ndodhur ne mes te gjelberimit dhe kopshteve te bukura do te keni mundesi te relaksoheni ne cadrat dhe sheslongjet pergjate pishines dhe ne breg te detit me cadrat e tij te vecanta duke ju dhene mundesine te shijoni panoramen e mrekullueshme te hotelit dhe zones perrreth. Qendra e fitnesit dhe e Spa-ve jane ne dispozicionin tuaj me trajtime te vecanta per trupin dhe lekuren tuaj. Animacionet show-t dhe spektaklet nuk do te mungojne per asnje moment gjate qendrimit tuaj ne kete hotel. Pishine e brendeshme, e jashtme, pishine per femije me rreshqitese, miniclub, kendlojrash dhe  kujdestari . Terrene te posacme profesionale ne fusha te posacme dhe ne breg te detit per te gjithe pushuesit qe duan te ndihen vital dhe plot energji, sportet e ujit per te gjithe te apasionuarit e botes ujore dhe nen ujore koralore. Ne dispozicionin tuaj jane 186 dhoma te arredura me kushte luksoze dhe moderne. Baret dhe restorantet -  Hoteli operon me sherbimin all inclusive dhe sherben ushqim dhe pije pergjate gjithe dites ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion me nje shumellojshme perzgjedhjesh ne gatime dhe pije vendase dhe nderkombatare. Restoranti kryesor – sherben vaktet kryesore te gatimit  ne bufe te hapur me nje shumllojshmeri perzgjedhjesh ne gatime nga guzhina turke dhe ajo nderkombetare. Kullinarium a la carte restorant - sherben darken tuaj ne nje ambjent luksoz me pamje nga deti me gatimet me speciale nga guzhina internacionale. Lobby bar, pool bar, beach bar, Disco bar - sherbejne te gjitha llojet e pijeve duke filluar nga ato vendase dhe nderkombetare, te ngrohta dhe te ftohta, alkolike dhe joalkolike, kokteile me shije te ndryshme, akullore, embelsira etj.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh zallor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 60 km
    • Distance nga deti: 0 m
    • Distance nga qendra: 2 km

    Aktivitetet:

    • Mbremje muzikore
    • Lundrim
    • Basketboll
    • Volejboll plazhi
    • Lojra elektronike
    • Animacione per te rritur
    • Qender Fitnesi
    • futboll
    • Fusha Tenisi
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine e brendshme
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Internet kafe
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Qender trajtimi & SPA
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Cocktailbar
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Sherbim Mjekesor
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Klub per femijet, Kopesht
    • Baby Cot

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • Televizion satelitor
    • Kasaforte
    • Kasaforte dhome
    • Ajer I kondicionuar
    • Minibar
    • banje/tualet

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Kemer