Euphoria Hotel Tekirova

Euphoria Hotel Tekirova

Adresa: Tekirova, 07995 Tekirova, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Euphoria Hotel Tekirova :

    Hotel Euforia eshte nje hotel i ri i hapur se fundmi i cili ofron nje standart te larte cilesie dhe akomodimi.  Euphoria hotel shtrihet ne zonen Tekirova disa kilomatra larg Kemerit dhe aeroportit te Antalias. Eshte nje hotel qe sugjerohet kyesisht per familjaret dhe femijet e tyre  pasi vendodhja e tij afer detit qe laget nga ujrat e kristalta te detit Mesdhe dhe afer zones se Kemerit e bejne kete hotel te lakmuar per te kaluar pushime midis luksit, relaksit dhe bukurise natyrore qe e rrethon kete hotel. Hoteli eshte nje kompleks me nje ndertese kryesore dhe vila, me nje siperfaqe prej 120.000 m2, eshte rinovuar ne vitin 2008.  Hoteli ofron mundesi te pafundme argetimi dhe clodhje ne  shezlongje pergjate pishines dhe ne breg te detit duke u relaksuar dhe shijuar panoramen  e mrekullueshme te zones perreth, akuaparku me 3 rreshqitese dhe pishinat per te rritur dhe femije jane ne dispozicionin tuaj pergjate gjithe dites bashke me animacionet e ndryshme, ne  qendren  e fitnesit, saunave dhe masazheve ju do te merrni trjatimet dhe kujdesin maksimal per trupin dhe lekuren tuaj. Me nje dekorim elengant dhe luksoz hoteli ve ne dispozicionin tuaj 512 dhoma standarte club ose hotel, 258 dhoma jane ne club rooms, 101 dhoma ne hotel, 107 dhoma superiore ne club, 12 dhoma club suite me nga nje dhome gjumi, 24 dhoma club suite me nga dy dhome gjumi, 14 dhoma superior club rooms, 7 dhoma deluxe villa. Baret dhe Restorantet: Hoteli i ka kushtuar nje vemendje te vecante dhe gatimit dhe pijeve qe ju servir nga shefat me te mire te guzhines. Guzhinat qe do te provioni ketu eshte ajo turke dhe nderkombetare  duke ju ofruar mundesi te ndrushme zgjedhje per guston tuaj. Ketu do te gjeni 8 bare te ndryshme dhe 8 restorante te ndryshme.Padolia Restorant -ka nje hapesire prej 900 vendesh sherben mengjesin dreken dhe darken ne bufe te hapur sipas guzhines Turke. Trocadero Snack Bar-  pa levizur nga deti dhe dielli mund ta perdorni kete restorant pasi eshte ngjitur me pishinen e jashtme dhe ofron ushqime e shpejta per tu konsuamuar si sanduic , piza etj. Mexican fuego restorant a la carte - eshte ideal per gjithe ata qe preferojne kuzhinen meksikane, ketu sherbehet kryesisht darka . Ancor fish restorant a la carte – sherbehet  darka ne tarracen e hotelit kryesisht produkte me baze peshku duke ju shoqeuar panorama e mrekullueshme me pamje nga deti. Olivia restorant a al carte – restoranti ndodhet ne kopeshtet e bukura te hotelit dhe sherben darken me guzhine mediterrane. Lale restorant a la carte  – sherbehet darka ne ambjent te jashtem me gatime tradicionale turke . French restorant a la carte – sherbehet darka ne ambjent te mbyllur dhe mjaft luksoz me pjatat me te njohura franceze nga shefat me te mire te guzhines. Mongolia bar restorant – hapet ne dite te caktuara te javes, eshte nje ambjent mjaft i kendeshem per te shijuar darkat tuaja me guzhine mesdhetare nga 3 ishujt me te njohur. Agora bar – eshte nje bar mjaft luksoz ne ambjent te mbyllur te hotelit qe sherben te gjitha llojet e pijeve si ato alkolike dhe ato jo alkolike , embelsira , akullore etj. Eshte nje vend mjaft i  kendeshme per te kaluar momente qetesie dhe rekalsi. Apollo disco bar – ky bar ofron nje pejsazh  te mrekullueshem te zone perrreth, ambjenti eshte mjafte i bukur dhe lukzos. Ketu sherbehen te gjitha llojet e pijeve si ato alkolike te vendit dhe te te importit duke ju shoqeruar. Baret pergjate pishines dhe detit – jane te hapura pergjate gjithe dites dhe sherbejne te gjitha llojet e pijeve te ngrohta ,te ftohta , alkolike dhe joalkolike etj.

     

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Ultra All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh zallor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 77 km
    • Distance nga deti: 0 m
    • Distance nga qendra: 20 km

    Aktivitetet:

    • Shkolle zhytjeje

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine e brendshme
    • Pishine femijesh
    • Sauna
    • Faks
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Internet kafe
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Restorant à la carte
    • Sallon bukurie
    • Qender trajtimi & SPA
    • Akses per karrige me rrota
    • Dyqan suveniresh
    • Boutique
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Cocktailbar
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Sherbim Mjekesor
    • Rreshqitese per femije
    • Rreshqitese per te rritur
    • Peshqira plazhi me depozit
    • Klub lojrash per femije
    • Amfitater
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta
    • Trajtim special per te sapomartuarit

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Klub per femijet, Kopesht

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • Kasaforte
    • Kasaforte dhome
    • Ajer I kondicionuar
    • Minibar
    • Tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Facilitete per kafe dhe caj
    • Shapka

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Kemer