Otium Gul Beach Resort

Otium Gul Beach Resort

Adresa: YENİ MAHALLE ATATÜRK CAD. NO:81 KEMER, 07980 Kemer, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Otium Gul Beach Resort:

    Otium Gyl Beach Resort ju ofron një mundësi më të mirë per pushime me konceptin e saj All Inclusive dhe me bukurinë unike të zones se Kemerit. Hoteli ndodhet 40 km larg nga qendra e qytetit të Antalias dhe 50 km larg nga Aeroporti Antalias. Automjetet e transportit kalojnë ne vazhdimesi prane hotelit dhe për të arritur ne Kemer duhen 5 minuta dhe në Antalia 40 minuta. Një pjesë e hotelit e cila është vendosur mbi 17.200 m2 përbëhet nga një ndërtesë kryesore e vetme dhe pjesa tjetër përfshin dy ndërtesa shtese. Ka një metro të veçantë qe perdoret vetëm për të ftuarit e hotelit tonë. Kjo metro lidh ndërtesën kryesore ne bregdet me ndërtesat shtese. Akomodimi: Hoteli jonë përbëhet nga 320 dhoma prej se cilave 142 dhoma standarte dhe 7 dhoma familjare ne ndertesen kryesore, 129 dhoma standarte dhe 42 dhoma familjare ne ndertesat shtese, duke siguruar lloje akomodimi alternative për familjet dhe mysafirët tanë të rinj. Otium Gul Beach Resort ka një pishinë, një park të vogël ujor dhe një tarracë me pamje nga deti Mesdhe. Ai siguron një qasje të drejtpërdrejtë në zonën e plazhit privat. WiFi pa pagesë dhe vende të lirë parkimi janë të mundshme.Të gjitha njësitë e Otium Gul Beach Resort ofrojne ajer te kondicionuar, TV satelitor me ekran te sheshte, një minibar dhe një banjo private me dush, një vaske, tharëse flokësh dhe pantofla. Disa ballkone jane me pamje nga toka, ndërsa disa kanë pamje në det.Kompleksi përfshin një palestër, sauna dhe një banjo turke. Ju mund të relaksoheni me masazh dhe trajtime bukurie, apo të argëtoheni ne vendet e kohës së lirë, si shigjeta dhe pingpong. Te vegjelit mund te argetohen ne parkun e lojerave. Baret dhe Restorantet: Shërbimet All-Inclusive përfshijnë mëngjes, drekë dhe darkë me bufe. Ju gjithashtu mund të shijoni pjata te ndryshme te kuzhines mesdhetare në restorantin a la carte (me kapacitet 80 persona) apo pije alkolike dhe jo-alkolike lokale të ndryshme në barin e hollit 10:00 – 23:00, ne Pool Bar 10:00 – 23:00, ne Disco Bar (te gjitha pijet jane extra nga ora 23:00 – 02:00). Ne Turkish Tent mund te shijoni lloje te ndryshme petullash turke nga ora 11:30 - 16:00. Ne Snack Reastorant mund te shijoni pite, spageti, hamburger, sanduice, dhe sallata te ndryshme nga ora 12:00 – 16:00. Ne Pool Bar mund te provoni shije te ndryshme brumerash,  kek, biskotash dhe pije te ngrohta dhe te ftohta. OTIUM GÜL Beach Resort ju fton për të pushuar në një vend ku ngjyra bojqielli e Mesdheut, madhësia e maleve Taururs, gjelberimi i natyrës, dhe e kuqja joshëse e perëndimit të diellit vijnë së bashku. Netë të paharrueshme ne Kemer presin mysafirët tanë që duan të gëzojnë atmosferën magjike te nates. Jepini nje mundesi kësaj ftese.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh zallor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 59 km
    • Distance nga deti: 0 m
    • Distance nga qendra: 1 km

    Aktivitetet:

    • Ski ne uje
    • Mbremje muzikore
    • Club disko
    • Kanoe
    • Zhytje scuba/zhytje
    • Akuapark
    • Goditje me Hark
    • Basketboll
    • Volejboll plazhi
    • Bilardo
    • Bowling
    • Animacione per te rritur
    • futboll
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine e brendshme
    • Pishine femijesh
    • Sauna
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Internet kafe
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Restorant à la carte
    • Sallon bukurie
    • Qender trajtimi & SPA
    • Dyqan suveniresh
    • Boutique
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Sherbim Mjekesor
    • Rreshqitese per femije
    • Rreshqitese per te rritur
    • Peshqira plazhi me depozit
    • Klub lojrash per femije
    • Amfitater
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Klub per femijet, Kopesht
    • Baby Cot
    • Mini aquapark

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • Kasaforte
    • Ajer I kondicionuar
    • Minibar
    • Tharese flokesh

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Kemer