-
Dubrovnik Palace Hotel :
Dubrovnnik palace hotel eshte ne hotel luksoz I cili ndodhet ne gadishullin e mrekullueshem te Lapades rreth 7 min larg nga qyteti i vjeter dhe 25 min nga aeroporti. Hoteli eshte i vendosur ne nje ambient te qete dhe me pamje fantastike nga ishujt Elafite. Ne dispozicionin tuaj jane 308 dhoma te cilat jane te arreduara ne menyre komode dhe moderne. Ju do te keni mundesi te argetoheni jo vetem ne ambientet e hotelit, por edhe te vizitoni qytetin dhe qytetet perreth duke bere eskursione dhe ture te ndryshme. Gjithashtu ju do te keni mundesi te zhvilloni aktivitete sportive kryesisht sportet e ujit si serf, zhytje etj. Per pushuesit ofrohet eshe nje qender spa-je, qender fitnessi, Jacuzzi, banjo me avull, pishine ne te cilat ata mund te relaksohen dhe te clodhen. Baret dhe restorantet: Ju do te keni mundesi te shijoni gatime nga kuzhina vendase dhe ajo mesdhetare te cilat mund t provoni ne ambientet e ofruara per ju. Elafiti main restaurant sherben mengjesin dhe darken ne bufe te hapur ku servir ushqime te kuzhines mesdhetare. Me pas ju mund te shijoni pije te ndryshme kryesisht ato vendase si vere dhe raki. Beach restaurant Ponta ndodhet ne ambientet prane plazhit , restoranti servir sallata te ndryshme, ushqime te lehta dhe pizza. Maslina Tavern sherben pije te ndryshme ne ambiente te hapura gjate darkes dhe produktet e peshkut te gatuara ne menyre tradicionale. Sunset lounge ofron pije te shumta si alkolike, joalkolike, vendase dhe te importit. Laterna Gorijet pool bar ndodhet ne ambientet prane pishines dhe ofron pije te ndryshme dhe kokteile shumengjyrshe.
Shërbimet:
Vakte dhe ushqime te ofruara:
- Fjetje dhe mengjes
-
No Reviews Available for this Hotel
Parametrat e kërkimit:




















