-
Hotel Alanis:
I vendosur në Cumhuriyet, ky hotel i ndertuar ne vitin 1996 dhe i rinovuar ne vitin 2005 hoteli ofron dhoma të rehatshme, dhe eshte i projektuar për t’ju përshtatur nevojave të çdo mysafiri. Aeroporti Gazipasa është më pak se 45-minuta me makine larg nga Hotel Alanis. Qendra e qytetit Alanya është vetëm 10 minuta larg me makinë. Hoteli ofron mundesi te ndryshme argetimi si: qender fitnesi dhe Spa-je, miniclub dhe minidisco per femije, dhoma lojrash si shah, pingpong etj , shooping center etj, terrene sportive ne rere dhe ne fushat e posacme profesionale, sportet e ujit si lundrime, zhytje etj. Ne dispozicion te pushuesve jane: 2 pishina te jashtme, 2 rreshqitese per te rritur dhe femije, terrene sportive per te luajtur sportet tuaja te preferuara si tenis, volejboll etj, sportet e ujit si zhytjet dhe lundrimet do te jene nje tjeter kenaqesi per tu shijuar, shezlongjet pergjate pishines dhe ne breg te detit do ju japin kenaqesi dhe clodhje me pamoramen e mrekullueshme qe ndodhet perrreth. Femijet kane ne dispozicion kendin e tyre te lojrave, miniclub, pishinen per femije animacione etj. Pergjate gjithe qendrimit tuaj ne kete hotel nuk do te mungojne animacionet, show-t, lojrat dhe argetimet. Hoteli eshte i pershtatshem per te rinjte, familjaret dhe femijet duke ju ofruar nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi. Akomodimi: Hoteli perbehet nga nje ndertese e vetme 6-kateshe me dhoma standarte dhe dhoma familjare te gjitha te arreduara ne menyre moderne dhe elegante. Baret dhe Restorantet: Hoteli operon me shebimin all inclusive dhe sherben ushqim dhe pije pergjate gjithe dites dhe nates ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion me nje shumllojshmeri gatimeshe dhe perzgjedhjesh me specialitet me te mira nga guzhina turke dhe ajo nderkombetare. Restoranti Kryesor – sherben vaktet kryesore ne bufe te hapur me mundesi te ndryshme zgjedhjesh sipas deshires tuaj. Loby bar, pool bar, beach bar - sherben te gjitha llojet e pijeve duke filluar nga ato te importit dhe vendase, alkolike dhe joalkolike, te ngrohta dhe te ftohta, akullore dhe embelsira si dhe kokteile te ndryshme shumengjyreshe etj.
-
No Reviews Available for this Hotel
Parametrat e kërkimit:






































