Bregdeti Dalmat

Expired: Bregdeti Dalmat

4 Ditë/ 3 Netë
 
Dubrovnik/ Kroaci
Duke Filluar Nga



  • Expired: Bregdeti Dalmat

    Itinerari

    Dita e Parë
    Tiranë – Dubrovnik – Vodice
    Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit.
    Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime.vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Akomodimi ne hotel ne Vodice .Konsumimi i darkes ne hotel.

    Dita e Dytë
    Shibenik – Parku Natyror Krka
    Pas konsumimit të mëngjesit nisemi drejt Shibenikut, ku do te pershkrojme pjesen me te bukur te bregdetit Dalmat me pamje panoramike dhe piktoreske. Ne Shibenik do te vizitojme: Katedralen e Shën Jakovit, Bashkinë e Vjetër te qyetit, Pallatin Knezeva si dhe lagjen e vjetëe me elmentet karakteristik Kroat.
    Pas Shibenikut, nisemi drejt Parkut Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash. Vizita ne Park do te jete 3-4 ore.
    Nisemi drejt Hotelit ku do te konsumojme dhe darken. Qendrim i lire.

    Dita e Tretë
    Zadar
    Konsumimi i mengjesit ne hotel, më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
    Vizitë e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku. Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne Zadar , kthimi ne hotel, konsumimi i darkes ne hotel .Qendrim i lire.

    Dita e Katërt
    Split – Tirane
    Pas konsumimit të mëngjesit në Hoteli, Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split. Pas vizitës nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.