Korfuz
Pushime ne Plazhet e korfuzit
Det, diell, plazh, ky mendim perkon me ishullin e mrekullueshëm në Detin Jon – Korfuz. Edhe pse nuk është ishulli më i madh në Detin Jon ,është më i gjelbëri
Korfuz, ishulli i Phaeacia në kohët e lashta, konsiderohet si një nga ishujt më interesant dhe të bukur të Greqisë. Korfuzi është një vend i ndikuar nga shumë kultura të ndryshme evropiane, një element mbizotërues në arkitekturën e ishullit. Korfuzi jep përshtypjen e një udhëtimi prapa në kohën e kalorësve. Megjithatë ai është gjithashtu një nga ishujt më të bukur të Greqisë dhe sigurisht me i gjelbri. Plazhe të shkëlqyera me rërë, peisazhet e harlisur dhe zonat madhështore arkeologjike, historike dhe fetare kompletojne pikturen. Çdo vit korfuzi pret vizitorë të panumërt nga Greqia dhe jashtë saj, duke e bërë atë një nga ishujt më të frekuentuar dhe të preferuar. Plazhet e Korfuzit janë ndër më të bukurit në Greqi. Vështirë për të zgjedhur se cili është më i mire. Pelekas plazh me rere, me kodra të pyllëzuara ne sfond. Glyfada është një tjetër plazh i rekomanduar, Plazhi Sidari ujërat e cekët dhe restorantet e plazhit e bejne një plazh te preferuar per familjet me fëmijë, ndersa Aghios Gordios është i preferuar nga disa familje apo grupe rinore aktive ne kerkim te aktiviteteve sportive dhe zhytjeve ujore.
Ne jemi me te miret per kete destinacion…
✓ Jo vetem hotele, por edhe vila apo apartamente i gjeni online me cmime reale.
✓ Ju na tregoni cmimin e ofruar nga nje operator tjeter vendas, dhe ne ua ofrojme ate akoma me lire.
✓ Profesioniste te vertete ju asistojne pergjate perzgjedhjes se hoteleve.
✓ Hotele qe nuk i siguroni dot nga asnje operator, qofshin ata edhe nderkombetar. Mjafton te dergosh nje kerkese.
✓ Sigurim shendeti te perfshire ne pakete per te gjitha ditet e pushimeve.