Pushime ne Ishujt Greke
Pushime ne Plazhet e Parges
Parga destinacioni me i kerkuar, i cilesuar si nje nder qytetet me te bukura dhe piktoreske , shtrihet rreze kodrave te gjelberta dhe plazheve te bukura ranore qe lagen nga ujrat e kristalta te detit Jon. Ketu do te gjeni cdo gje qe ju nevojitet per te kaluar pushime te mrekullueshme ne harmoni me natyren , historine kulturen dhe ushqimin tradicional. Vizitoni Pargen dhe sdo e nderroni me, shetitjet me varke neper ishuj, plazhet e magjishme qe gjenden vetem atje do e kthejne kete vend te vogel ne destinacion tuaj me te preferuar.
Pushime ne Plazhet e Prevezes
Qyteti piktoresk i Prevezes ndodhet ne kepin verior te Gjirit Ambraki, nje rajon me histori mijeravjecare, dhe nje peizazh me bukuri natyrore. Kombinimi i maleve Thesprotian, ujerave blu te detit Jon, dhe lumenjve Louros dhe Aherontas e bejne kete pjese te Epirit, nje nga destinacionet me frymezuese dhe unike ne Greqi.
Pushime ne Plazhet e Lefkades
Nëse ju doni të udhëtoni për Lefkada, patjeter qe nuk duhet te humbisni plazhet e mrekullueshme te ketij ishulli te vogel. Lidhet me territorin grek nëpërmjet një rruge të ngushtë, është ishulli i katërt i Ishujve të Jonit, quajtur ndryshe shkembinjt e bardhe. Lefkada eshte e njohur për peisazhin e mahnitshem dhe ujrat ekzotik, plazhet në Lefkada janë konsideruar ndër më të bukurit në detin Mesdhe, cdo plazh ka për të ofruar diçka të ndryshme që i përshtaten nevojave tuaja dhe ju mund te gjeni veten.Përveç detit blu dhe plazhet e kristalta,ku nuk mungojne sportet ujore, mund te vizitoni edhe vendet historike, muzete dhe manastiret e shumte plot histori dhe tradite vendase.
Pushime ne Plazhet e Zakynthos
Toka magjepsëse dhe pothuajse joreale është ishulli Zakynthos. Ky ishull është i treti për nga madhësia në ishujt e detit Jon, mbulon një zonë prej 410 kilometrash dhe bregdeti i tij është përafërsisht 123 km. Nuk ka kurrë një moment monoton. Këtu ka shumë atraksione turistike, mrekulli natyrore madje edhe disa festa nate për ata që duan të dalin vonë. Ky ishull në vetvete është në zemër të një rripi tepër aktiv vullkanik. Ju do të mbeteni me gojë hapur me rërën e imët dhe të bardhë vullkanike, ujin e bruztë dhe rrënojat e një anije, e cila nxjerr krye mbi rërën e përsosur. Në bregun perëndimor të ishullit Zakynthos ofron pamje fantastike te shpellave blu. Është një përvojë e papërsëritshme dhe absolutisht e re, edhe për zhytëzit më të mirë në botë.
Zakynthos është një botë në vetvete ,Është një nga ato pak vende ku natyra vërtet ka harruar të bëjë gabime.
Pushime ne Plazhet e Thasos
Thasos eshte nje ishull mbreslenes ku gersheton me se miri kulturen, traditen dhe bukurine natyrore. Plazhet e tij jane me rere te bardhe , lagen nga kaltersia dhe pastertia e detit mesdhe. Bukuria natyrore e pishinave natyrore neper shkembinj eshte unike dhe nuk mund ta shikoni ne asnje nga ishujt e tjere te greqise. Qyteti ka ruajtur stilin e tij shumevjecar duke ofruar objekte arkiolegjike dhe historike mjaft interesante per tu vizituar ne kohen tuaj te lire. Ky ishull ka nje bote nen ujore te pasur dhe ofron shume mundesi per aktivitete te ndryshme ujore.
Pushime ne Plazhet e Mykonos
Mykonos ishull kozmopolitan ,i cilesuar si nje nder me te bukurit dhe elitar te Greqise dhe te Europes qe pret cdo vit qindra mijra turist per te kaluar pushimet e tyre. Nje vend i mbushur me jete , histori , plazhet e tij te famshme , hotelet shume luksoze dhe jeta e nates mjaft e zjarrte do ju bejne te shijoni cdo minute te qendrimit tuaj atje.
Pushime ne Plazhet e Santorini
Një ishull antik i cili ka pësuar një nga shpërthimet vullkanike më të mëdha në histori, Santorini duket si asnjë pjesë tjetër e tokës. Ishulli më jugor në arkipelagun e ishujve vullkanik të detit Egje, është ndoshta zona më tërheqëse e gjithë Greqisë. Bukuria e tij spektakolare, së bashku me dinamikën e jetës së ditës por pa harruar edhe atë të natës, e ka bërë ishullin një nga pikat e nxehta turistike më të lakmuara të Evropës. Santorini ndodhet 193 kilometra në jugperëndim të Greqisë kontinentale, ku çdo gjë është më e shndritshme: shtëpitë e bardha në formë kubesh, deti i kthjellët dhe perëndimi fantastik.Fira, Oia, Kamari, Perivolos dhe uji i verdhë, mrekulli për të mos u humbur pa vizituar. Alternativat për destinacione turistike në ditët e sotme janë të shumta, por padyshim Santorini mbetet një opsion i pa zëvëndësueshëm. Fjalët janë të tepërta për bukuri përrallore të tilla, konstatim nga njeri pasi viziton Santorinin.
Pushime ne Plazhet e korfuzit
Det, diell, plazh, ky mendim perkon me ishullin e mrekullueshëm në Detin Jon-Korfuz. Edhe pse nuk është ishulli më i madh në Detin Jon ,është më i gjelbëri
Paqja dhe qetësia në shumë fshatra të vogla peshkimi u bënë vendet e bukura turistike,me arkitekturë interesante dhe lokalitete që tregojnë historinë e ishullit , deri tek festat e zhurmshme, disko e bare të cilat më së shumti i vizitojnë turistët sot.
Plazhet e Korfuzit janë ndër më të bukurat në Greqi. Vështirë për të zgjedhur se cili është më i mire. Pelekas plazh me rere ,me kodra të pyllëzuara ne sfond.Glyfada është një tjetër plazhi rekomandua,Sidari Beach ujërat e cekët dhe restorantet e plazhit e bejne një plazh te preferuar te familjeve me fëmijë, ndersa Aghios Gordios është i preferuar nga disa familje apo rini aktive me aktivitete sportive dhe zhytje ujore.
Pushime ne Plazhet e Pieria
Pieria eshte e vendosur pergjate Olimpit, Maleve te Pierias dhe bregdetit te gjirit Thermaiko.Kjo zonë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Greqisë vetëm 60 km prej Selanikut. I gjithë kufiri lindor i Pierisë, ashtuquajtur bregdet Olimpik, ka dalje në det dhe është përplot me plazhe të bukura. Në perëndim është e mbyllur me varg malesh të lartë, ku më i njohur është maja Olimp, i cili njëherësh është edhe më i lartë në tërë Greqinë. Klima e tillë e bën të përshtatshëm për jetë të rehatshme, ëmbëlsi e këndshme edhe në netët më të nxehta verore, posaçërisht për njerëz që dëshirojnë të jenë më larg nga nxehtësia urbane, por prapë se prapë të kënaqen në bukuritë detare.
Nëse dëshironi që pushimin tuaj ose qëndrimin ta kaloni me kënaqësi rreth detit, në hulumtim të pasurisë historike, kënaqësi në gastronominë e pasur, alpinizëm ose parashutizëm, atëherë Pieria, të jetë vendqëndrim ideal i juaj.
Pushime ne Plazhet e Loutraki
Lutraki nje destinacion fantastik, ideal per turizem gjate gjithe vitit.Kombinimi unik i kushteve klimatike dhe te mjedis te rralle natyror qe gjendet ne Lutraki, perbejne nje parajse qe ofron mundesi te pafund per pushimet verore dhe dimerore. Klima e bute mesdhetare, detit blu i kristalte, plazhet jashtezakonisht te bukur qe rrethojne qytetin dhe pyllin e pasur halor te maleve Geraneia ofrojne nje pamje te rralle mesdhetare.