Faleminderit qe Zgjodhet Amara Travel!
Rezervimi juaj u dergua me Sukses!
Ju do te kontaktoheni shume shpejt nga operatoret tane!
Kthehuni ne Faqen Kryesore
-
Expired: Stamboll
Itinerari
Dita e Parë
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD.
Qëndrimi 1 orë.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Kthimi në Hotel.Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës
Hyrja me pagese, 25 Euro.
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në HotelDita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Paradite të lirë.
Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare.
Të lirë në Qendrën Tregare.
Transferta për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.Oraret e fluturimeve jane:
Nisje të Merkurave
Nisja nga Tirana: 07:00, mbrritja në Stamboll 10:40.
Kthimi nga Stambolli: 23:00, mbrritja në Tiranë 22:40Nisje të Enjteve
Nisja nga Tirana: 07:00, mbrritja në Stamboll 10:40.
Kthimi nga Stambolli: 23:00, mbrritja në Tiranë 22:40Nisje të Premteve
Nisja nga Tirana: 07:00, mbrritja në Stamboll 10:40.
Kthimi nga Stambolli: 23:00, mbrritja në Tiranë 22:40Nisje të Shtunave
Nisja nga Tirana: 07:00, mbrritja në Stamboll 10:40.
Kthimi nga Stambolli: 23:00, mbrritja në Tiranë 22:40Nisje të Dielave
Nisja nga Tirana: 07:00, mbrritja në Stamboll 10:40.
Kthimi nga Stambolli: 23:00, mbrritja në Tiranë 22:40 -
Te Perfshira
1.Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 20 kg + bagazh dore).
2.Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
3.Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
4.Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
5.Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
6.Transfertat Aeroport – Hotel – AeroportTe Paperfshira
1.Gjithcka që nuk është përmendur në këtë Program
2.Siguracioni në Udhëtim
3.Hyrjet në Monumente dhe Muzeume -
Cmimi Total:Plotesoni te dhenat per Rezervimin